Si të tërheqësh para në një Agjenci të Western Union®
Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 305,000 Agjencitë e Western Union® të përhapura në të gjithë botën:
Mjafton të shkoni në agjencinë më të afërt të Western Union® , të plotësoni formularin “Tërheqje Parash”dhe shkruani Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
Shënoni në formular shumën e përafërt që prisni të merrni, emrin e Dërguesit dhe vendin nga dërgohen paratë.
Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
Brenda pak minutash tërhiqni paratë. Punonjësi i Western Union® ju jep paratë dhe një kopje të formularit të transfertës.
Kontrolloni statusin e transfertës suaj
Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.