 |
| Shqip || English |
 |
| Home|| tel. + 355 42 23 49 79 |
|
|
|
|
|
|
|
| |
- C'është Western Union®?
Western Union Financial Services, Inc. është Kompania Lider për shërbimet e transfertave të parave në gjithë Botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union® nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Janë mbi 305,000 Agjenci të Western Union® në 200 shtete në të gjithë Botë
- Kush mund t’i përdorë shërbimet Western Union® Transfertë ParashSM?
Kushdo që ka nevojë të dërgojë para me siguri, shpejtësi, mund të përdorë Western Union®.
- A duhet të kem llogari bankare për të përdorur shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM?
Për të përdorur shërbimin Western Union® nuk duhet të keni llogari bankare dhe nuk nevojitet Kartë Krediti. Megjithatë për rrethana sigurie Dërguesi duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.
- Çfarë monedhe mund të përdoret për shërbimet e Western Union®?
Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transfertën. Për informacion më të saktë drejtohuni Qendrës së Shërbimit të Klientit të Western Union® në shtetin përkatës.
- Si mund të dërgoj para në një nga agjencitë e Western Union®?
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:
- Mjafton që të shkoni në Agjencinë më të afërt që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash”.
SHËNIM: Ky shërbim mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjencitë e Western Union®
- Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës.
Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
- Punonjësi i Western Union® hedh në sistem të dhënat e formularit. Punonjësi do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.
- Telefononi Marrësit dhe i jepni Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe shumën e dërguar.
- Si mund të dërgojë para me anë të telefonit ose internetit?
Ju duhet të jeni të pajisur me Kartë Krediti amerikane për të dërguar paratë nëpërmjet telefonit apo internetit. Për të dërguar para me telefon në Angli, telefononi Fexco UK dhe operatori do t’ju informojë për të gjitha veprimet e transfertës. Për të dërguar para me anë të internetit klikoni këtu.
Vini Re ! Këto shërbime mund të mos jenë të vlefshme për të gjitha shtetet.
- Ç’ është Numri i Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe për çfarë nevojitet?
Numri i Kontrollit të Trasfertës së Parave (MTCN) është numër i shënuar nga punonjësi i Western Union® në formularin tuaj të dërgesës që ndihmon Western Union® të kontrollojë në të gjitha rastet transfertën e parave edhe kur transferta është bërë me telefon ose me internet gjithashtu mund ta kontrolloni dhe ju duke perdorur internetin. Klikoni këtu . Dërguesi duhet t’ja japë këtë numër Marrësit në mënyrë që Marrësi të mund të tërheqë me lehtësi paratë në agjencinë më të afërt.
- Ç’duhet të bëj në mënyrë që transferta e parave të kryehet sa më lehtësisht?
Në radhë të parë sigurohu që informacioni i dhënë të jetë i plotë dhe i saktë, në rast se Western Union® do të duhet t`iu kontaktojë. Së dyti duhet të plotësoni ne mënyrë te plotë dhe të saktë cdo fushë të formularit. Për ta përshpejtuar procesin e tërheqjes së parave, i komunikoni Marrësit numrin MTCN.
- Si mund të paguaj për një transfertë parash tek Western Union®?
Të gjitha transfertat e Western Union® kryhen me para në dorënë (cash). Transfertat që kryhen me telefon ose internet bëhen nëpërmjet kartës së kreditit. https://wumt.westernunion.com/asp/mtReceiver.asp
- Si mund të gjej agjensinë më të afërt të Western Union®?
Për të gjetur agjencinë më të afërt të Western Union® mund të vizitoni adresën e internetit Agjenci të Western Union®.
Në Shqipëri.
Në botë.
Gjithashtu mund të telefononi në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Western Union® të shtetit ku ju ndodheni dhe të informoheni për agjencinë më pranë jush.
- Si mund të tërheqë para në pikat e Western Union®?
Të tërheqësh para është shumë e thjeshtë:
- Mjafton të shkoni në agjencinë më të afërt të Western Union®, të plotësoni formularin “Tërheqje Parash” dhe shkruani Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
- Shënoni në formular shumën e përafërt që prisni të merrni, emrin e dërguesit dhe vendin nga dërgohen paratë.
- Paraqisni një dokument identifikimi të vlefshëm (pasaportë ose letërnjoftim).
- Brenda pak minutash tërhiqni paratë. Punonjësi i Western Union® ju jep paratë dhe një kopje të formularit të transfertës.
- Në ç’formë i dorëzohen paratë Marrësit?
Transfertat e parave normalisht do të paguhen me para në dore (cash), por disa agjente mund të paguajnë me cek ose në kombinim me para në dorë (cash) dhe me cek Të gjitha pagesat i nënshtrohen disponueshmërisë dhe kushteve që apikohen në agjencinë paguese të Western Union. Në rrethana të kufizuara, pagesat e transfertave të parave mund të jenë subjekt i taksave lokale dhe/ose të tarifave të shërbimit.
- Çfarë kursi këmbimi përdor Western Union® në transfertat e parave?
Përveç tarifave të transfertave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të monedhës i vendosur nga Western Union®. Tarifat e transfertës dhe paratë që Western Union, (ose agjentet e tij) fitojnë kur ai kemben parate tuaja në një monedhë të huaj mund të ndryshojë bazuar në monedhën e pagesës që ju zgjidhni. Disa Agjentë të Western Union mund ti ofrojnë Marrësve zgjedhjen për të tërhequr paratë në një monedhë të ndryshme nga ajo që ju keni zgjedhur. Në këto raste Western Union (ose agjentet e tij) mund të fitojnë para shtëse kur ata këmbejnë fondet tuaja në monedhën e zgjedhur nga Marrësi. Nëse ju zgjidhni një monedhë pagesë të ndryshme, nga monedha e vendit në të cilin ju keni dërguar paratë, monedha e pagesës që ju zgjidhni mund të mos jetë gjëndje në të gjitha pikat e Agjenteve të Western Union, ose mund të mos ketë gjendje në prerje të vogla monedhash për të paguar të gjithe transfertën tuaj. Ne te tilla raste agjenti pagues mund të paguaje të gjithe ose pjesë të transfertës tuaj në monedhën e vendit.
- A paguan Marrësi ndonjë tarifë për marrjen e parave të dërguara?
Jo. Dërguesi paguan të gjitha tarifat e shërbimit.
- Si mund të informohem që Marrësi i ka marrë paratë?
Ju lutem klikoni këtu dhe kontrolloni statusin e transfertës tuaj.
- Cili është orari i agjencive të Western Union®?
Çdo agjent i Western Union® përcakton orarin sipas kushteve specifike të shtetit ku ai vepron. Megjithatë shumë agjentë punojnë me orare të zgjatura gjatë gjithë javës dhe fundjavës duke ofruar orare shumë të përshtatshme.
- Çfarë përfitoj unë kur përdor Western Union® për dërgimin e parave të mia?
- SIGURI : transferta mbrohet nga një sistem i lartë sigurie i standarteve ndërkombëtare.
- SHPEJTËSI : ju mund të dërgoni paratë dhe brenda pak minutash ato janë gati për tu tërhequr.
- BESUESHMËRI : Paratë i paguhen vetëm personit të përcaktuar nga ju (Marrësit). Gjithashtu Western Union® ju siguron se transferta juaj do të jetë e vlefshme për tu paguar ose në të kundërt do t’i kthehet përsëri Dërguesit. Për më shumë informacion telefononi Qendrën e Shërbimit të Klientit.
- LEHTËSI - nuk ka nevojë të keni llogari bankare, çeqe, depozita. Mund të përdorni telefonin apo internetin. Rrjet i gjerë agjencishë që mund të gjenden shumë lehtë dhe janë fare pranë jush Agjenci të Western Union®
|
|
| |
|
|
|
 |
| Unioni Financiar 2007 |