Shqip || English  |  Home||  tel. + 355  42  23 49 79 

 

Historiku i Unionit Financiar Tiranë 


10 vjet Unioni Financiar Tirane

 1995    
  • 06 Mars          -UFT themelohet  si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

  • Qershor          -UFT nënshkruan marrëveshjen me Western Union Financial    Services Inc. për ofrimin e shërbimeve Western Union Transfertë Parash në Shqipëri.

  • Shtator           - UFT merr nga Banka e Shqipërise licensën për të operuar si “Zyrë Këmbimi Valutor”

  • 23 Tetor          - Në Shqipëri kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash. 
 1997
  • Shtator           - UFT ofron shërbimin e Western Union Transfertë Parash nëpërmjet agjencisë  së saj  në qytetin e Korçës.
 1999     
  • Gusht              -UFT nënshkruan me Western Union Financial Services Inc. marrëveshjen  e përfaqësimit për Maqedoninë.

  • Tetor               –UFT merr licensën për të operuar si institucion financiar, jo-bankë.

  • Dhjetor           –UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke i dhënë aksesin Alba Postës të ofrojë shërbimin Western Union Transfertë Parash në të gjithë rrjetin e saj postar.
 2000
  • UFT  hap degën e saj në Kosove, të quajtur UFT Dega Kosovë dhe  nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. duke autorizuar UFT për ofrimin e shërbimit Western Union Transfertë Parash në Kosovë.
 2001
  • Janar – UFT organizon konferencën e parë të agjentëve në Shqipëri dhe i hap rrugën krijimi të një tradite.

  • Mars - UFT dhe Western Union Financial Services Inc. përfundojnë marrveshjen e  sponsorizimit duke mbështetur Federatën Shqiptare të Futbollit  dhe marrin statusin e Sponsorit Zyrtar të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit për periudhën 2000-2004.
 2002
  • Shkurt- UFT organizon Konferencë e dytë të Agjentëve Shqiptarë.

  • Qershor-UFT nënshkruan marrëveshjen për sponsorizimin e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë të Kupës së Botës të vitit 2002, duke siguruar njohje të lartë të markës Western Union.
 2003
  • UFT dega Prishtinë, bëhet e pavarurà  (UFP)  fillon të ofrojë shërbimin e pagesave  Western Union Money Transfertë Parash.
 2004
  • Shkurt – UFT fillon përdorimin e monedhës EURO për transaksionet  Western Union Transfertë Parash.

  • Shtator – Western Union rinovon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2004-2006.
  • Shtator - Christina Gold, Presidente e Western union Financial Services Inc. viziton Shqiperinë
 2005
  • Qershor:         UFT sponsorizon turneun “Portokalli” në Itali, Greqi dhe UK
  • Qershor:         UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në  financimin për ndërtimin e shkollës së re ne Zapod
  • Tetor:              UFT feston 10 vjetorin e tij në Shqipëri
UFC


 2005
  • Maj: UFC rregjistrohet si shoqëri anonime në Rregjistrin Tregtar të Gjenevës.
  • Qershor: UFC i jepet statusi ndërmjetës financiar, rregjistruar në ARIF (Association Romande des Intermediaires Financiers).
  • Tetor:  UFC nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me  Western Union Financial Services Inc.
  • 19 Dhjetor:  – Kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.
 2006
  • Western Union rinovon kontraten me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2006-2008
  • UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në  financimin e projektit “E-schools”
  • 26 Gusht 2006 – UB ofron sherbimin Western Union ne gjithe deget e saj.
  • Rrjeti i agjencive WU ne Shqiperi arrin ne 190

 2007
  • Gusht: Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Unioni Financiar Tiranë organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me mjete shkollore në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Promocioni ju drejtua të gjithë klientëve që kryen transferta me shërbimin Western Union me Italinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.
  • Tetor : Përfundon me sukses projekti i realizuar nga Fondacioni Western Union, Unioni Financiar Tiranë dhe UNDP Albania për ngritjen e laboratorëve kompjuterikë në 5 shkolla publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Shkodër.
  • Western Union vazhdon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
  •  UFT ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM nëpërmjet rrjetit të tij, me mbi 200 agjenci në Shqipëri.
 


 

Unioni Financiar 2007 
Kliko per te hyre! Kliko per te hyre! Kliko per te hyre! Western Union